Amfora.al (@AlAmfora) header
Amfora.al (@AlAmfora) profile picture

Amfora is a non-profit media outlet specializing in informing the public about issues related to democracy, transparency, and corruption.

Albania
Joined February 2017
Afërsia me komunitetin i mundëson gazetarisë lokale të evidentojë problematika që shpesh mbeten jashtë vëmendjes së mediave kombëtare, por njëkohësisht i ekspozon gazetarët ndaj presioneve dhe kërcënimeve. Përvoja e Medias Amfora në raportimin e profilizuar, inovacionin mediatik dhe përballjen me dezinformimin u prezantua në një konferencë ndërkombëtare në Sarajevë. #GazetariaLokale #LiriaEMedias #KonradAdenauer #Sarajevë #MediaAmfora. amfora.al/drejtuesi-i-qendre…
1
6
Kompani që kanë fituar tendera pa plotësuar kriteret, pagesa për punime të pakryera dhe riforcimi i një pallati pa leje ndërtimi janë disa nga gjetjet e auditimit të Bashkisë Durrës. Shtatë vite pas tërmetit të vitit 2019, KLSH ka konstatuar miliona lekë dëm ekonomik në procesin e rindërtimit. #Durrës #Rindërtimi #Tërmeti #KLSH #MediaAmfora amfora.al/shtate-vite-pas-te…
1
11
Claims that the drones which struck a Russian warship in Libya had been launched from Albania spread across online media outlets and social media without being accompanied by verifiable evidence. The Ministry of Foreign Affairs denied Albania’s involvement, while Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy confirmed that the attack had been carried out by Ukrainian forces. #ResilienceObservatory #FactChecking #Disinformation #Albania #AmforaMedia amfora.al/en/attack-on-russi…
1
20
Pretendimet se dronët që goditën një anije luftarake ruse në Libi ishin nisur nga Shqipëria u përhapën në mediat në internet dhe rrjetet sociale, pa u shoqëruar me prova të verifikueshme. Ministria e Jashtme mohoi përfshirjen e Shqipërisë, ndërsa presidenti ukrainas Volodimir Zelenski konfirmoi se sulmi ishte kryer nga forcat ukrainase. #ObservatoriiReziliences #VerifikimiFakteve #Dezinformimi #Shqiperia #MediaAmfora amfora.al/sulmi-ndaj-anijes-…
1
20
Bashkëpunimi mes gazetarëve dhe institucioneve të drejtësisë në Ballkanin Perëndimor përballet me sfidën e garantimit të transparencës dhe informimit të publikut, pa cenuar hetimet penale dhe pavarësinë profesionale. Një konferencë rajonale trajtoi këto çështje, duke u ndalur te raportimi etik për krimin e organizuar, mbrojtja e viktimave dhe përmirësimi i komunikimit mes mediave dhe institucioneve ligjzbatuese. #KrimiOrganizuar #LiriaEMedias #Drejtesia #BallkaniPerendimor #MediaAmfora amfora.al/media-dhe-drejtesi…
1
29
Shqetësimi i ngritur nga gazetari Blendi Fevziu gjatë një interviste për mundësinë e kthimit të Teatrit të Kukullave në Tiranë në një qendër kulturore hebraike riktheu debatin publik për të ardhmen e godinës. Ndonëse ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë pretendim si një aludim pa asnjë bazë, raportimet e vitit 2017 tregojnë se një propozim i tillë ishte diskutuar më parë. #TeatriiKukullave #Tirana #TrashegimiaKulturore #QendraHebraike #MediaAmfora amfora.al/teatri-i-kukullave…
1
21
Activists and influencers supporting the protests in Albania have been targeted in online media, on social media and in political statements with accusations of foreign funding and personal interests. The claims have also extended to their family members, while the alleged links to foundations or foreign actors have not been accompanied by evidence that they were commissioned to organise or lead the protests. #FlamingoRevolution #Disinformation #ProtestsInAlbania #AmforaMedia amfora.al/en/from-soros-to-h…
1
16
Aktivistë dhe influencerë që mbështesin protestat në Shqipëri janë shënjestruar në mediat në internet, rrjetet sociale dhe deklaratat politike me akuza për financime të huaja dhe interesa personale. Pretendimet kanë përfshirë edhe familjarët e tyre, ndërsa lidhjet e përmendura me fondacione apo aktorë të huaj nuk kanë paraqitur prova se ata ishin të porositur për organizimin apo drejtimin e protestave. #RevolucioniIFlamingove #Dezinformimi #ProtestatNëShqipëri #MediaAmfora amfora.al/nga-sorosi-te-inte…
1
17
Gjykata e Durrësit ka vendosur të mos shqyrtojë kërkesën penale të Elisabeta Matajt, ish-drejtoreshë e filialit lokal të Postës Shqiptare, duke ia dërguar aktet Gjykatës së Posaçme. Vendimi vjen pasi SPAK mori në hetim dosjen për përvetësimin e dyshuar të 69 milionë lekëve nga fondet e institucionit, mes dyshimeve për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal. #PostaShqiptare #VjedhjaEPensioneve #GjykataEDurrësit #SPAK #MediaAmfora amfora.al/gjykata-e-durresit…
1
21
Një anije është bllokuar në Portin e Durrësit, pasi gjatë një kontrolli doganor u zbuluan rreth 16.8 tonë karburant që dyshohet se nuk ishin deklaruar. Ky nuk është rasti i parë i dyshimeve për kontrabandë karburanti në zonën portuale të Durrësit, ku edhe në vitet 2023 dhe 2025 janë zbuluar raste të ngjashme, që kanë çuar në bllokimin e anijeve dhe hetimin e personave të përfshirë. #Kontrabanda #PortiIDurrësit #Karburanti #DoganaShqiptare #MediaAmfora amfora.al/bllokohet-nje-anij…
1
30
Një dyqan në Durrës dyshohet se shërbente për tregtimin e lëndëve piroteknike të kontrabanduara, të cilat shiteshin edhe përmes internetit. Policia arrestoi një 18-vjeçar dhe nisi procedimin penal ndaj një personi tjetër që dyshohet se tentoi të fshihte mallrat. #Kontrabanda #LëndëPiroteknike #Durrës #PoliciaEShtetit #MediaAmfora amfora.al/kontrabande-me-len…
1
19
SPAK i ka kërkuar gjykatës konfiskimin e pasurive me vlerë 9.1 milionë euro, të lidhura me persona të hetuar për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Shumica e pronave ndodhen në Durrës, ndërsa në listë janë edhe automjete luksoze dhe pjesë pronësie në disa biznese. #SPAK #TrafikNarkotikesh #KrimiOrganizuar #KonfiskimPasurish #AmforaMedia amfora.al/trafik-narkotikesh…
1
32
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është dërguar për gjykim së bashku me 25 persona të tjerë dhe dy kompani, pas hetimeve për dhjetë procedura prokurimi publik. Mes të pandehurve janë tre ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ndërsa SPAK akuzon Ballukun për korrupsion, shkelje të barazisë në tenderë, fshehje pasurie dhe pastrim parash, si dhe ka sekuestruar dy vila me vlerë të përgjithshme prej 1.83 milionë eurosh. #BelindaBalluku #SPAK #Korrupsioni #TenderatPublike #AmforaMedia amfora.al/spak-dergon-per-gj…
1
33
Kufizimi i qëndrimit në zonën Shengen po pengon shoferët shqiptarë të transportit ndërkombëtar të ushtrojnë profesionin e tyre, duke rrezikuar vendet e punës dhe transportin e mallrave. Përmes një peticioni, shoferët i kërkojnë qeverisë shqiptare të nisë bisedimet me vendet e BE-së për leje të posaçme ose viza afatgjata, që do t’u mundësonin vazhdimin e punës. #TransportiNdërkombëtar #Shoferët #Shengen #Protesta #MediaAmfora amfora.al/shoferet-e-kamione…
1
31
Policia ka arrestuar dy aktivistë dhe ka nisur hetimet ndaj nëntë të tjerëve pas protestës me vezë ndaj eskortës së kryeministrit Edi Rama në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë, 23 protestues janë gjobitur me nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës gjatë tubimit të së dielës në Tiranë. #Protesta #LiriaETubimit #PoliciaEShtetit #Durrës #MediaAmfora amfora.al/dy-te-arrestuar-ne…
1
27
The news that the NATO summit would not take place in 2027 was presented by some online media outlets and on social media as a rejection of Tirana by the Euro-Atlantic Alliance. Misleading publications spread claims about the cancellation of the summit and the allies’ loss of confidence in Albania. However, NATO has confirmed that Albania remains the host country of the next summit, while the date has yet to be determined. #NATO #Disinformation #FactChecking #ResilienceObservatory #AmforaMedia amfora.al/en/misleading-clai…
1
36
Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Paligjshëm të Pasurive Kulturore synon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe institucionet për mbrojtjen e trashëgimisë nga vjedhjet dhe tregtimi i paligjshëm. Në Shqipëri, mbi 1000 objekte historike janë grabitur nga muzetë e vendit, ndërsa shumica e ngjarjeve mbeten të pazbardhura. #TrashëgimiKulturore #PasuriKulturore #UNESCO #MuzetëShqiptarë #MediaAmfora amfora.al/dita-nderkombetare…
1
17
Kompani që kanë fituar tendera pa plotësuar kriteret, pagesa për punime të pakryera dhe ndërtime pa leje që nuk janë referuar në prokurori janë disa nga gjetjet e auditimit të Bashkisë Durrës. KLSH ka konstatuar mbi 30 milionë lekë dëm ekonomik dhe i ka kërkuar bashkisë të marrë masa për rikuperimin e parave dhe nxjerrjen e përgjegjësive. #BashkiaDurrës #KLSH #TenderëtPublikë #Llogaridhënie #MediaAmfora amfora.al/nga-tenderet-te-le…
1
21
Moszhvillimi i samitit të NATO-s në vitin 2027 u paraqit nga disa media në internet dhe në rrjetet sociale si refuzim i Tiranës nga Aleanca Euroatlantike. Përmes publikimeve çorientuese u përhapën pretendime për anulimin e samitit dhe humbjen e besimit të aleatëve ndaj Shqipërisë. Megjithatë, NATO ka konfirmuar se Shqipëria mbetet vendi pritës i samitit të ardhshëm, ndërsa data e organizimit të tij ende nuk është përcaktuar. #NATO #Dezinformim #VerifikimFaktesh #ObservatoriIReziliencës #MediaAmfora amfora.al/pretendime-corient…
1
21