AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary) header
AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary) profile picture

Faqja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Hungari/Official account of the Albanian Embassy in Hungary. Ambassador @1kuka 🇦🇱🇭🇺

Budapest, Hungary
Joined December 2015
Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)Photo by AlEmbassyHungary (@AlEmbHungary)
AlEmbassyHungary retweeted
📍Budapest -- Today, at Ludovika University of Public Service @uni_nke, I shared Albania’s perspective on the growing role of economic diplomacy in shaping our European future. My message was clear: our diplomatic network must increasingly be placed at the service of Albania’s economic development. Our diplomatic network should not only represent the country; they should also help create opportunities for it, by promoting Albanian exports, opening doors for our businesses, identifying new markets, attracting quality investment and connecting our economy with technology, knowledge and international partners. This is also an integral part of our EU accession, which is not simply a geopolitical ambition, but a profound transformation of our economy, institutions and competitiveness, preparing #Albania to succeed within the #European Single Market. Ultimately, economic diplomacy is about turning political relationships into economic opportunities and diplomatic presence into tangible results for the country. Diplomacy is measured not only by the agreements we sign, but by the opportunities we create. -- 📍Budapest -- Sot, në Universitetin Ludovika të Shërbimit Publik, pata mundësinë të ndaja perspektivën e Shqipërisë mbi rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të diplomacisë ekonomike në formësimin e së ardhmes sonë evropiane. Mesazhi im ishte i qartë: rrjeti ynë diplomatik duhet të vihet gjithnjë e më shumë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë. Diplomacia jonë nuk duhet vetëm të përfaqësojë vendin; ajo duhet edhe të krijojë mundësi për të, duke promovuar eksportet shqiptare, duke hapur dyer dhe tregje të reja për bizneset tona, duke tërhequr investime cilësore dhe duke lidhur ekonominë tonë me teknologjinë, dijen dhe partnerët ndërkombëtarë. Kjo është gjithashtu pjesë integrale e procesit tonë të anëtarësimit në BE, i cili nuk është thjesht një ambicie gjeopolitike, por një transformim i thellë i ekonomisë, institucioneve tona, që e përgatit #Shqipërinë për të konkuruar me sukses në #TregunUnikEvropian. Në thelb, diplomacia ekonomike do të thotë t’i shndërrojmë marrëdhëniet politike në mundësi ekonomike dhe praninë tonë diplomatike në rezultate konkrete për vendin. #Diplomacia nuk matet vetëm me marrëveshjet që nënshkruajmë, por edhe me mundësitë që krijojmë.
51
50
632
AlEmbassyHungary retweeted
📍Budapest -- Good meeting today at the Hungarian National Assembly with Márton Hajdu, Chair of the Foreign Affairs Committee, and Dr. Ildikó Éva Sopov, Chair of the European Affairs Committee. 🇦🇱🇭🇺 I thanked them for #Hungary’s longstanding and consistent support for Albania’s European path, from the early ratification of our Stabilisation and Association Agreement to today’s decisive phase of accession negotiations. We agreed on the importance of giving parliamentary cooperation greater substance, through active friendship groups and practical exchanges on EU law and the accession process. As #Albania works to close further negotiating chapters, closer dialogue between our parliamentary committees can be a real asset. #Enlargement is not the work of governments alone. Parliaments adopt reforms, scrutinise their implementation and, ultimately, ratify accession. Stronger cooperation between them gives the process deeper democratic legitimacy and keeps European integration close to the citizens it is meant to serve. #Albania2030 -- 📍Budapest -- Një takim i mirë sot në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë me Márton Hajdu, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, dhe Dr. Ildikó Éva Sopov, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane. 🇦🇱🇭🇺 I falënderova për mbështetjen e qëndrueshme të #Hungarisë ndaj rrugëtimit evropian të #Shqipërisë, që nga ratifikimi i hershëm i Marrëveshjes sonë të Stabilizim-Asociimit e deri në fazën vendimtare të sotme të negociatave për anëtarësim. Ramë dakord për rëndësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes grupeve aktive të miqësisë dhe shkëmbimeve praktike mbi të drejtën e BE-së dhe procesin e anëtarësimit. Ndërsa Shqipëria punon për mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave, një dialog më i ngushtë mes komisioneve tona parlamentare mund të jetë një vlerë e shtuar e rëndësishme. #Zgjerimi nuk është vetëm punë e qeverive. Parlamentet miratojnë reformat, mbikëqyrin zbatimin e tyre dhe, në fund të procesit, ratifikojnë anëtarësimin. Një bashkëpunim më i fortë mes tyre i jep procesit legjitimitet më të thellë demokratik dhe e mban integrimin evropian pranë qytetarëve, të cilëve ai duhet t’u shërbejë. #Shqipëria2030
54
2
65
1,153
AlEmbassyHungary retweeted
Always a pleasure to meet with the Head of the EU Delegation in Albania, Ambassador Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, and all the more so to receive a copy of the 2026 Progress Report for Albania, the most comprehensive, detailed and wide-ranging annual assessment of the country’s progress and its overall level of preparedness for European Union membership. 🇦🇱🇪🇺 The Report must be read as a whole. We should welcome the substantial and meaningful progress achieved, which confirms that we are on the right track and that Albania is able not only to make commitments, but also to deliver on them. At the same time, we must remain fully aware, clear-eyed and determined about the challenges that remain, and address them through inclusive processes, constructive engagement and genuine dialogue. The Commission’s roadmap towards 2027 provides us with a clear direction. For the first time, our objective of concluding accession negotiations by the end of 2027 is reflected in an EU document as an ambitious but achievable goal. Reaching it will require sustained effort, high-quality reforms and, above all, effective and consistent implementation. The Ministry for Europe and Foreign Affairs remains fully committed to further strengthening its institutional capacities and playing its full part in this decisive final stretch of the negotiations. We are grateful to our partners in the European Commission, including the EU Delegation in Albania, and to all Member States for their continued support, understanding and partnership. We are equally grateful to our negotiating team for its dedication, professionalism and hard work. Joining the European Union is out top national goal and project, and a whole-of-society endeavour, just as the benefits of membership will belong to society as a whole and It requires everyone’s contribution. -- Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadoren Sofia Moreira de Sousa @EuAmbAL, dhe aq më tepër të marr prej saj një kopje të Raportit të Progresit 2026 për Shqipërinë, vlerësimit vjetor më gjithëpërfshirës, të detajuar dhe të gjerë mbi progresin e vendit dhe nivelin e përgjithshëm të përgatitjes së tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 🇦🇱🇪🇺 Raporti duhet lexuar si një i tërë. Duhet të mirëpresim progresin thelbësor dhe domethënës të arritur, i cili konfirmon se jemi në rrugën e duhur dhe se Shqipëria është e aftë jo vetëm të marrë angazhime, por edhe t’i përmbushë ato. Në të njëjtën kohë, duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm, realistë dhe të vendosur përballë sfidave që mbeten, duke i adresuar ato përmes proceseve gjithëpërfshirëse, angazhimit konstruktiv dhe dialogut të mirëfilltë. Udhërrëfyesi i Komisionit drejt vitit 2027 na jep një drejtim të qartë. Për herë të parë, objektivi ynë për përfundimin e negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është pasqyruar në një dokument të Bashkimit Evropian si një objektiv ambicioz, por i arritshëm. Arritja e tij do të kërkojë përpjekje të vazhdueshme, reforma cilësore dhe, mbi të gjitha, zbatim efektiv dhe të qëndrueshëm. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet plotësisht e angazhuar për forcimin e mëtejshëm të kapaciteteve të saj institucionale dhe për të luajtur plotësisht rolin që i takon në këtë fazë përfundimtare dhe vendimtare të negociatave. U jemi mirënjohës partnerëve tanë në Komisionin Evropian, përfshirë Delegacionin e BE-së në Shqipëri, si dhe të gjitha shteteve anëtare, për mbështetjen e vazhdueshme, mirëkuptimin dhe partneritetin e tyre. Po aq mirënjohës jemi edhe ndaj ekipit tonë negociator për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhur. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është objektivi dhe projekti ynë më i rëndësishëm kombëtar. Është një përpjekje e gjithë shoqërisë, ashtu siç përfitimet e anëtarësimit do t’i përkasin të gjithë shoqërisë. Për ta realizuar këtë projekt, nevojitet kontributi i të gjithëve. #Shqipëria2030
77
90
1,267
Warmest wishes to Poland and the Polish people on National Independence Day! Albania is proud to count Poland as a close friend, a valued NATO Ally and a steadfast partner on our path to EU membership. We are grateful for Poland’s support and look forward to the day when we can work together as fellow members of the European Union. Happy Independence Day to our Polish friends! 🇦🇱🤝🇵🇱
59
2
470
3,194
AlEmbassyHungary retweeted
📍Budapest -- At the Hungarian Institute of International Affairs (HIIA), I had an engaging discussion on Albania’s EU accession process, the current dynamics in the Western Balkans and Europe’s evolving geopolitical landscape. Exchanges with think tanks, experts and practitioners are always enriching. They offer the opportunity to test ideas, challenge assumptions and gain fresh perspectives. My sincere thanks to HIIA and all the participants for such an open, thoughtful and stimulating exchange. #Albania2030
76
3
104
1,393
AlEmbassyHungary retweeted
📍Budapest -- A warm and genuinely substantive exchange with Deputy Prime Minister and Foreign Minister of Hungary, Anita Orbán. 🇦🇱🇭🇺🇪🇺 I expressed my sincere appreciation for Hungary’s strong support for Albania’s European journey, and for its role as an important voice for the Western Balkans within the EU, including through the Group of Friends of the Western Balkans. There is something particularly valuable about discussing enlargement with countries that have themselves travelled this road. They know what it takes, but they also know what it brings. #Albania has now entered the most consequential phase of its EU accession negotiations. Our ambition, as reflected in the Commission’s roadmap, is clear: to do the work, deliver the reforms and conclude the technical part of the negotiations by the end of 2027. As we move through this demanding phase, and we are happy to count on Hungary’s continued support. Albania and #Hungary enjoy excellent political relations. We agreed that the next challenge is to give this relationship even greater economic and human substance through more trade and investment, stronger energy links, increased tourism, and deeper cooperation in education and culture. Hungarian businesses already have an important presence in Albania, but there is considerable potential to do more. As #NATO Allies, we also exchanged views on regional and European security, energy security and the importance of Allied unity at a time when Europe is confronting profound geopolitical challenges. The friendship between Albania and Hungary is longstanding and deeply rooted in history, having forged an enduring bond between our peoples. Today, it is our responsibility to build on this legacy, turning our strong relationship into greater opportunities for our citizens and businesses and working together for a Europe that is stronger, safer and more prosperous. Köszönöm, @_OrbanAnita, a szívélyes vendéglátást és a barátságot; várom, hogy Tiranában üdvözölhesselek. #Albania2030 -- 📍Budapest -- Një shkëmbim i ngrohtë dhe vërtet përmbajtësor me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Anita Orbán. 🇦🇱🇭🇺🇪🇺 Shpreha vlerësimin tonë të sinqertë për mbështetjen e fortë të Hungarisë ndaj rrugëtimit evropian të Shqipërisë, si edhe për rolin e saj si një zë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor brenda BE-së, përfshirë edhe përmes Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor. Ka diçka veçanërisht të vlefshme në diskutimin për zgjerimin me vende që e kanë përshkuar vetë këtë rrugë. Ato e dinë çfarë kërkon ky proces, por dinë edhe çfarë sjell ai. #Shqipëria ka hyrë tashmë në fazën më vendimtare të negociatave të saj për anëtarësimin në BE. Ambicia jonë, siç pasqyrohet tashmë edhe në udhërrëfyesin e Komisionit, është e qartë: të bëjmë punën, të çojmë përpara reformat dhe të përmbyllim pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027. Ndërsa ecim përpara në këtë fazë kërkuese, jemi të kënaqur që mund të mbështetemi në përkrahjen e vazhdueshme të Hungarisë. Shqipëria dhe #Hungaria gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera politike. Ramë dakord se sfida e radhës është t’u japim këtyre marrëdhënieve edhe më shumë përmbajtje ekonomike dhe njerëzore: më shumë tregti dhe investime, lidhje më të forta energjetike, më shumë turizëm dhe bashkëpunim më të thellë në arsim dhe kulturë. Bizneset hungareze kanë tashmë një prani të rëndësishme në Shqipëri, por potenciali për të bërë më shumë është i konsiderueshëm. Si aleatë në #NATO, shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë rajonale dhe evropiane, sigurinë energjetike dhe rëndësinë e unitetit të Aleancës në një kohë kur #Evropa përballet me sfida të thella gjeopolitike. Miqësia mes Shqipërisë dhe Hungarisë është e hershme dhe e rrënjosur thellë në histori, çka ka farkëtuar një lidhje të qëndrueshme mes popujve tanë. Sot, është përgjegjësia jonë të ndërtojmë mbi këtë trashëgimi, duke e shndërruar marrëdhënien tonë të fortë në më shumë mundësi konkrete për qytetarët dhe bizneset tona, si dhe duke punuar së bashku për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Faleminderit, @_OrbanAnita, për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësinë. Pres me kënaqësi t’ju mirëpres në Tiranë. #Shqipëria2030
1
78
3
102
2,048
AlEmbassyHungary retweeted
📍Budapest -- Mënyra më e bukur, dhe jo vetëm simbolike, për të nisur vizitën zyrtare në #Hungari: me emocionin e veçantë të vendosjes së një buqete me lule pranë statujave të dy figurave të mëdha shqiptare, Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Shën #Terezës. Një moment respekti e mirënjohjeje, por edhe krenarie për historinë, vlerat dhe identitetin tonë kombëtar, të mishëruara në dy figura që i përkasin #Shqipërisë, por mesazhi dhe trashëgimia e të cilave kapërcejnë kufijtë. ❤️🇦🇱
72
1
95
1,638
📍 Budapest 🇦🇱🇭🇺 From the symbols of our history to partnerships for the future. Foreign Minister Ferit Hoxha began his official visit to Hungary by paying tribute at the monuments of Skanderbeg and Saint Mother Teresa, two remarkable figures whose legacy reaches far beyond Albania’s borders. 🇪🇺 The visit continued with a meeting with Deputy Prime Minister and Foreign Minister Anita Orbán, focusing on Hungary’s continued support for Albania’s EU accession, alongside opportunities to strengthen trade, investment and economic cooperation. 🤝 Shared history, strong friendship and a common vision for a European future.
41
1
61
1,192
🗓️ Një javë intensive me Evropën dhe anëtarësimin e Shqipërisë në BE në qendër të agjendës. 🇦🇱🇪🇺 Nga prezantimi i buxhetit më ambicioz të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vitin 2027, te vizitat dhe takimet bilaterale në Berlin e Bukuresht, si dhe pjesëmarrja në Ministerialin e Nismës së Evropës Qendrore (CEI), fokusi ishte i qartë: avancimi i procesit të anëtarësimit dhe forcimi i mbështetjes për Shqipërinë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria evropiane ka nevojë për një mbështetje sa më të gjerë, jo vetëm politike dhe institucionale, por edhe në opinionin publik evropian. Prandaj, takimet dhe dialogu me institute kërkimore, akademikë dhe studentë marrin një rëndësi të veçantë: për të prezantuar progresin e Shqipërisë, ambicien për të përmbyllur negociatat dhe, mbi të gjitha, vizionin e një Shqipërie që po përgatitet për të zënë vendin e saj si anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.
52
64
1,510
AlEmbassyHungary retweeted
Deeply saddened by the tragic accident in #Bulgaria, which has claimed many lives and left others injured. Our thoughts and heartfelt condolences are with the families and loved ones of the victims, and with the people and Government of Bulgaria. We sincerely wish a swift and full recovery to all those injured and strength to everyone affected by this tragedy. @vpetrova_mfa
75
1
85
1,647
AlEmbassyHungary retweeted
Një mbrëmje e bukur, sa e veçantë aq edhe e pasur, kushtuar larmisë së trashëgimisë sonë kulturore shpirtërore, me rastin e takimit të 20-të të Konferencës Vjetore të Rrjetit të Ekspertëve të #UNESCO-s për Trashëgiminë Kulturore Jomateriale në Evropën Juglindore, organizuar në Tiranë. Trashëgimia kulturore jomateriale është shumë më tepër se kujtesë e së shkuarës. Ajo është një pjesë e gjallë e identitetit tonë, e mënyrës se si e jetojmë dhe e tregojmë historinë tonë, si ruajmë veçantinë e njëkohësisht ndërtojmë ura mes njerëzve dhe kulturave. Ruajtja, promovimi dhe përcjellja e saj te brezat e rinj është një përgjegjësi e përbashkët, por edhe një mundësi për ta bërë kulturën një hapësirë edhe më të fuqishme bashkëpunimi mes vendeve tona. Faleminderit @BGonxhja dhe Ministrisë së Kulturës për një mbrëmje të këndshme, me tingujt, vallet, traditat dhe gjithë shpirtin e pasur të kulturës sonë. 🇦🇱
81
1
98
1,524
AlEmbassyHungary retweeted
📍 Bucharest -- Pleased to meet with Daniel-Cătălin Zamfir, Romania’s Minister of Economy, Digitalisation, Entrepreneurship and Tourism. 🇦🇱🇷🇴 We discussed how to translate our excellent political relations into a stronger and more dynamic economic partnership. There remains significant untapped potential to expand bilateral trade, attract investment and foster closer business-to-business cooperation. We identified promising opportunities in ICT and digital services, manufacturing and tourism. The priority now is to turn this potential into concrete results, through a focused business agenda for 2027, targeted B2B engagement and partnerships that deliver tangible benefits for both economies. -- 📍 Bukuresht -- Kënaqësi të takoja z. Daniel-Cătălin Zamfir, Ministrin e Ekonomisë, Digjitalizimit, Sipërmarrjes dhe Turizmit të Rumanisë. 🇦🇱🇷🇴 Diskutuam se si marrëdhëniet tona të shkëlqyera politike t’i përkthejmë në një partneritet ekonomik më të fortë dhe më dinamik. Ekziston ende një potencial i konsiderueshëm i pashfrytëzuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes bizneseve të dy vendeve. Identifikuam mundësi premtuese në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, shërbimeve digjitale dhe industrisë prodhuese dhe turizmit. Prioriteti tani është që këtë potencial ta shndërrojmë në rezultate konkrete, përmes një agjende të fokusuar biznesi për vitin 2027, angazhimit të drejtpërdrejtë B2B dhe partneriteteve që sjellin përfitime të prekshme për të dyja ekonomitë.
76
2
86
1,535
AlEmbassyHungary retweeted
📍 Berlin -- A very warm and fruitful meeting with Peter Beyer @Peter_Beyer, Member of the German Bundestag, Member of the Foreign Affairs Committee and a longstanding friend of Albania. 🇦🇱🇩🇪 We had an open and engaging exchange on a wide range of issues: our bilateral relations and the need to fully exploit their considerable potential; recent developments in #Albania and our path towards EU accession; as well as the evolving situation in the Western Balkans, including recent elections in #Serbia and their implications for regional stability and European integration. We also discussed the broader strategic environment in #Europe, the importance of keeping enlargement credible and anchored in merit, and the need for an even stronger #German engagement in the Western Balkans. Thank you, Peter, for your friendship towards Albania, your keen interest in the #WesternBalkans and consistent commitment to a strong European future for our region. #Together
79
1
81
1,215
AlEmbassyHungary retweeted
📍 Berlin -- Meeting with the German Bundestag’s Committee on European Union Affairs was a key highlight of my visit to Berlin. 🇦🇱🇩🇪 In an open, candid and substantive exchange with its members, I had the opportunity to present the progress Albania has made on its path towards EU membership, as reflected in today’s European Commission Progress Report, as well as the key priorities of our reform and development agenda. Our ambition to conclude accession negotiations by the end of 2027, an objective now reflected in the European Commission’s #roadmap, is demanding, but achievable. It is grounded in our determination to work hard, deliver the necessary reforms and meet every standard required for membership. We are equally clear-eyed about the challenges that remain, the lessons we must draw from them, and the considerable work still ahead. #Albania today is profoundly different from the country that began this European journey. Our direction has long been defined, our strategic choice is irreversible, and our destination is clear. So too is our determination to do whatever it takes to earn Albania’s rightful place around the #European table. We ask for no shortcuts and no favours. We ask to be judged on our merits, our reforms and our results. Because joining the European Union is not simply about what Albania stands to gain from Europe. It is equally about what Albania brings to Europe: security and stability, full strategic alignment, a strong European conviction, and a country ready to assume its responsibilities as a future Member State. Throughout this transformative journey, Germany’s support, engagement and confidence have been and remain invaluable. Thank you, Chair #Hofreiter, and all Members of the Committee for the warm welcome and your contribution to a substantive discussion. We know where we are going. We know what remains to be done. And we are determined to get there. #Albania2030 -- Takimi me Komisionin për Çështjet e Bashkimit Evropian të Bundestagut gjerman ishte një nga momentet kryesore të vizitës sime në Berlin. 🇦🇱🇩🇪 Në një shkëmbim të hapur, të sinqertë dhe thelbësor me anëtarët e tij, pata mundësinë të paraqes progresin që Shqipëria ka bërë në rrugën drejt anëtarësimit në BE, të pasqyruar edhe në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, si dhe prioritetet kryesore të agjendës sonë të reformave dhe zhvillimit. Ambicia jonë për të përmbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027, një objektiv tashmë i reflektuar edhe në #HartënERrugës të Komisionit Evropian, është ambicioze por e arritshme. Ajo mbështetet në vendosmërinë tonë për të punuar fort, për të çuar përpara reformat e nevojshme dhe për të përmbushur çdo standard që kërkon anëtarësimi. Në të njëjtën kohë, jemi plotësisht të vetëdijshëm për sfidat që mbeten, mësimet që duhet të nxjerrim prej tyre dhe punën e konsiderueshme që kemi ende përpara. #Shqipëria e sotme është thellësisht e ndryshme nga vendi që nisi këtë rrugëtim evropian. Drejtimi ynë është përcaktuar prej kohësh, zgjedhja jonë strategjike është e pakthyeshme dhe destinacioni ynë është i qartë. Po aq e qartë është edhe vendosmëria jonë për të bërë gjithçka që duhet për të merituar vendin që i takon Shqipërisë në tryezën evropiane. Nuk kërkojmë rrugë të shkurtra dhe as favore. Kërkojmë të gjykohemi mbi meritën, reformat dhe rezultatet tona. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka të bëjë vetëm me atë që Shqipëria fiton nga Evropa. Ka të bëjë po aq edhe me atë që Shqipëria i sjell Evropës: siguri dhe stabilitet, përafrim të plotë strategjik, një bindje të palëkundur evropiane dhe një vend të gatshëm të marrë përgjegjësitë e tij si një shtet i ardhshëm anëtar. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi transformues, mbështetja, angazhimi dhe besimi i Gjermanisë kanë qenë e mbeten të çmuara për ne. Faleminderit Kryetarit #Hofreiter dhe të gjithë anëtarëve të Komisionit për mikpritjen e ngrohtë dhe kontributin në një diskutim përmbajtësor. Ne e dimë se ku po shkojmë. E dimë se çfarë mbetet për t’u bërë. Dhe jemi të vendosur të arrijmë deri në fund. #Shqipëria2030
82
86
1,307
AlEmbassyHungary retweeted
Glad to welcome 🇦🇱 Prime Minister @ediramaal to NATO HQ today We had a good discussion on defence investment, the situation in the Western Balkans, and Allied support to Ukraine
193
80
11
418
38,065
AlEmbassyHungary retweeted
📍 Berlin -- No better way to start the day than over breakfast with an open and frank conversation with Mr. Tilman Kuban @TKuban96, Member of the German Bundestag and #Spokesperson on European Affairs for the CDU/CSU Parliamentary Group. 🇦🇱🇩🇪 A very engaging exchange on Albania’s European path, the current developments in Albania and the region, and the future of the EU #enlargement process. #Germany remains an essential partner in Albania’s European journey, and dialogue with the #Bundestag is an important part of strengthening understanding, trust and support as we move forward toward EU membership. #Albania2030
79
92
1,468
AlEmbassyHungary retweeted
Doli Raporti Vjetor i Progresit. Shqipëria vlerësohet më lart se sa asnjëherë më parë. Një tjetër moment krenarie për Shqipërinë Europiane. Një tjetër dëftesë notash domethënëse dhe inkurajuese nga Komisioni Europian. Një tjetër hap përpara drejt objektivit historik të bashkimit me Europën. Por detyrat përpara nesh janë ende të shumta, kurse koha e kalendarit të ngjeshur të negociatave gjithnjë e më e ngushtë. Dhe ky vlerësim nuk i bën as më të vogla, as më pak aktuale problematikat e jetës së përditshme të vendit, të cilat kanë pasur, kanë dhe do të kenë të gjithë vëmendjen time, të qeverisë, të shumicës parlamentare. Përkundrazi, vlerësimi i lartë i raportit të sotëm na motivon për të bërë ende më shumë dhe për t’i bërë gjërat ende më mirë. Momenti është optimal. Dera e BE është e hapur dhe mundësia e hyrjes është më reale se kurrë. Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj. Kokën lart dhe përpara Shqipëri🇦🇱🦅🇪🇺
44
26
173
23,480
Warm congratulations to Algeria and the Algerian people on Revolution Day! Albania looks forward to further developing our relations in a spirit of mutual respect and cooperation. Wishing the Algerian people peace and prosperity. Happy National Day!🇦🇱🇩🇿 @Algeria_MFA
78
1
518
3,680
AlEmbassyHungary retweeted
33 years ago today, the #Maastricht Treaty entered into force, marking a defining step in establishing the European Union, as we know it today. For #Albania, this anniversary points towards the future: the place we seek at the European table, sharing responsibilities, contributing our voice and helping shape together the future of our continent. Our #European identity has deep roots. Today, through reforms at home and stronger partnerships across Europe, we are steadily turning our European ambition into reality. Our path is clear. Our future is only European. 🇦🇱🇪🇺 #Albania2030 __ 33 vjet më parë, në këtë ditë, hyri në fuqi Traktati i #Maastricht-it, duke shënuar një hap vendimtar në krijimin e Bashkimit Europian, ashtu siç e njohim sot. Për #Shqipërinë, ky përvjetor na drejton nga e ardhmja: drejt vendit që synojmë në tryezën europiane, duke ndarë përgjegjësitë, duke sjellë zërin dhe kontributin tonë dhe duke formësuar së bashku të ardhmen e kontinentit tonë. Identiteti ynë #Europian ka rrënjë të thella. Sot, përmes reformave në vend dhe partneriteteve gjithnjë e më të forta në Europë, po e shndërrojmë hap pas hapi ambicien tonë europiane në realitet. Rruga jonë është e qartë. E ardhmja jonë është vetëm europiane. 🇦🇱🇪🇺 #Shqipëria2030
The day the EU, as we know it today, was born. 🇪🇺 On 1 November 1993, the Maastricht Treaty entered into force, officially establishing the European Union, formerly the European Communities. Happy birthday to us! 💙
80
2
91
2,056
AlEmbassyHungary retweeted
Warmest congratulations to our close friend and NATO Ally Türkiye and to the Turkish people on the 103rd anniversary of the Republic! Attended reception organized by the Ambassador of Türkiye in Hungary Mrs. Gülsun Erkul. Cumhuriyet Bayramınız kutlu olsun! 🇦🇱🇹🇷
1
3
119