ALMissionEU (@AlMissionEU) header
ALMissionEU (@AlMissionEU) profile picture

Welcome to the official X account of the Mission of the Republic of Albania to the European Union

Brussels
Joined April 2014
Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)Photo by ALMissionEU (@AlMissionEU)
🇦🇱 “Shteti ka kufij, gjuha jo!” Sot, më 22 Nëntor, në Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një mesazh i veçantë nga Ministri Ferit Hoxha për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë: Fol shqip! Një mesazh që Ministri e ndau edhe me 160 të rinj e të reja nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të mbledhur në Tiranë në kuadër të projektit “Foli Shqip”. Sepse shtetet kanë kufij, por gjuha shqipe na bashkon përtej tyre, në identitet, histori dhe në të ardhmen tonë të përbashkët. 🇦🇱 Gëzuar Ditën e Alfabetit! #DitaEAlfabetit #FolShqip
50
3
71
1,267
🇦🇱 Diplomacia nuk është shpenzim. Është investim në Shqipërinë që duam të ndërtojmë. Buxheti 2027 i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk është thjesht një çështje shifrash. Ai lidhet drejtpërdrejt me aftësinë e Shqipërisë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e saj, për të qenë më e pranishme ndërkombëtarisht dhe për t’iu përgjigjur përgjegjësive që sjell procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në mesazhin e tij, Ministri Ferit Hoxha thekson rëndësinë e forcimit të shërbimit diplomatik dhe të investimit te njerëzit që përfaqësojnë vendin tonë. Sepse një Shqipëri që synon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian ka nevojë për një diplomaci të përgatitur për këtë të ardhme. 🇦🇱🇪🇺 🎥 Ndiqni mesazhin e Ministrit Hoxha mbi Buxhetin 2027.
64
1
71
1,365
Një e shtunë ndryshe në Tiranë! Kënaqësi e veçantë t’i bashkohesha sot, në vigjilje të 22 Nëntorit, Ditës së Alfabetit, Zëvendëskryetares së Kuvendit, @EvisKushi, Ministrit @BGonxhja dhe Forumit Rinor Mbarëkombëtar, në kuadër të projektit “Foli Shqip”, organizuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Një takim me 160 të rinj nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të bashkuar nga dashuria për gjuhën shqipe dhe vullneti për ta ruajtur, promovuar e përcjellë atë te brezat që vijnë. Shqipja është ADN-ja e identitetit tonë: rrënja që na mban dhe ura që na bashkon, kudo ku jetojnë shqiptarët. 118 vite më parë, në Manastir, u njësua alfabeti i gjuhës shqipe, duke i dhënë një zë të përbashkët kombit tonë. Sot, kjo gjuhë mbetet një nga lidhjet tona më të forta, nga Shqipëria e Kosova te shqiptarët në çdo cep të botës. Është detyra dhe përgjegjësia jonë ta ruajmë, ta zhvillojmë e ta pasurojmë shqipen, duke ua përcjellë atë brezave të ardhshëm përmes shkollës, librit dhe teknologjisë. Kjo kërkon mbështetje të vazhdueshme për mësuesit e gjuhës shqipe në Shqipëri, në rajon dhe në diasporë, përmes teksteve cilësore, trajnimeve dhe platformave digjitale. Amaneti i të parëve ishtë ta ruajmë gjuhën e ta trashëgojmë. Angazhimi ynë sot shkon më tej: me anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqipja të kumbojë në Bruksel, përkrah gjuhëve të tjera zyrtare të Europës. 🇦🇱🇪🇺 Shteti ka kufij. Shqipja nuk ka!
61
1
83
1,327
📌 Buxheti 2027 është buxheti më i madh ndonjëherë në historinë e diplomacisë shqiptare, i orientuar drejt investimeve për ta bërë Shqipërinë europiane. 🇦🇱🇪🇺 📌Në qendër të buxhetit për #MEPJ është mbështetja e procesit të anëtarësimit në BE. 👉Fuqizojmë kapacitetet tona në misionin shqiptar në #Bruksel. 👉Rienergjizojmë kapacitetet në përfaqësitë tona pranë vendeve anëtare të BE-së. 👉Shqipëria, partner i besueshëm në komunitetin ndërkombëtar. 🎥 Ndiqni intervistën e plotë të Ministrit @HoxhaFer për Report Tv:👇 youtu.be/mgJx2Jrb8Rw?si=y7F3…
64
72
1,928
📣Tomorrow! 4th 🇪🇺🇦🇱 Joint Consultative Committee! What's in focus? 👇 🔍 EU accession, Enlargement Package & Reform Agenda 📈 Competitiveness & inclusive growth 👥 Employment, social policy & social dialogue 🔎 Civil society situation in #Albania More👀 link.europa.eu/8jCnbW
5
6
128
Albania expresses its full solidarity with the Netherlands 🇳🇱 and Austria 🇦🇹 following the latest #Russian attacks on Kyiv, which caused damage to their diplomatic premises. This is not an isolated incident. Russia's repeated attacks have endangered diplomatic missions and personnel in Kyiv, including #Albania's own diplomatic presence. We know firsthand the risks and consequences of such attacks. Diplomatic missions and their personnel are protected under international law. Their safety and security must be respected under all circumstances. Any attack that endangers them is unacceptable, must be unequivocally condemned, and those responsible must be held accountable. These strikes are yet another reminder of the indiscriminate nature of Russia's ongoing war of aggression against Ukraine and its blatant disregard for international law. We must remain united, resolute and unwavering in support of #Ukraine while upholding international law and standing against Russian aggression. #Together -- Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën 🇳🇱 dhe Austrinë 🇦🇹 pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të #Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të #Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus. #Sëbashku
87
4
116
4,072
Pleased to receive and meet with H.E. Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, Ambassador of the Kingdom of Denmark, @DKinAlbania. 🇦🇱🇩🇰 Denmark’s decision to reopen its Embassy in Tirana, marking a stronger Danish presence in Albania, is a clear vote of confidence in our country and a strong commitment to deepening our relations and advancing our partnership. We discussed how to deepen our political dialogue and expand trade and investment, particularly in renewable energy, digital innovation and sustainable tourism. In all three areas, Danish expertise and Albania’s ambitions are a natural fit, with real potential for concrete and mutually beneficial cooperation. I thanked #Denmark for its steadfast support for Albania’s EU accession and for a credible, merit-based enlargement process. As #NATO Allies, we also share a direct interest in strengthening the security and stability of the Western Balkans and the wider Euro-Atlantic area. Ambassador Holmsgaard, welcome to #Albania. I look forward to working closely with you and to translating this renewed Danish presence into an even stronger partnership between our countries. #Albania2030 -- Kënaqësi të prisja dhe të takoja Sh.S. Louise Elisabeth Rigtrup Holmsgaard, Ambasadore e Mbretërisë së Danimarkës, @DKinAlbania. 🇦🇱🇩🇰 Vendimi i Danimarkës për të rihapur Ambasadën e saj në Tiranë, duke shënuar një prani më të fortë daneze në Shqipëri, është një votë e qartë besimi ndaj vendit tonë dhe një angazhim i fortë për thellimin e marrëdhënieve tona dhe çuarjen më tej të partneritetit mes dy vendeve. Diskutuam për mënyrat se si mund të thellojmë dialogun politik dhe të zgjerojmë shkëmbimet tregtare dhe investimet, veçanërisht në fushat e energjisë së rinovueshme, inovacionit digjital dhe turizmit të qëndrueshëm. Në të tria këto fusha, ekspertiza daneze dhe ambiciet e Shqipërisë plotësojnë natyrshëm njëra-tjetrën, me potencial real për bashkëpunim konkret dhe me përfitim të ndërsjellë. Falënderova #Danimarkën për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe për një proces zgjerimi të besueshëm e të bazuar në meritë. Si aleatë në #NATO, ndajmë gjithashtu një interes të drejtpërdrejtë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe në hapësirën më të gjerë euroatlantike. Ambasadore Holmsgaard, mirë se vini në #Shqipëri. Pres me kënaqësi të punojmë ngushtë së bashku dhe ta shndërrojmë këtë prani të ripërtërirë daneze në një partneritet edhe më të fortë mes vendeve tona. #Shqipëria2030
1
69
1
87
1,611
ALMissionEU retweeted
Enlargement is an investment in peace, security, democracy and prosperity, and the Western Balkans are at its heart. Yesterday, Renew Europe President @ValerieHayer and MEP @ilhankyuchyuk held our traditional meeting with Western Balkans ambassadors on reforms and the EU path.
12
1
26
2,817
📍Brussels -- It was an honor and pleasure to meet His Majesty Simeon Borisov Saxe-Coburg-Gotha on the occasion of the celebrations marking the 20th anniversary of #Bulgaria’s membership in the European Union. His political leadership and diplomatic engagement played an important role in Bulgaria’s European journey and in anchoring the country firmly within the European family. A remarkably warm and memorable encounter, enriched by his wisdom, graciousness, and extraordinary perspective, shaped by a lifetime intertwined with his home country's and Europe’s history. I deeply appreciated our conversation and the opportunity to exchange reflections on #Europe, our region, and the enduring bonds that bring our countries and peoples closer together. My sincere thanks to my good friend, MEP @andreykovatchev, EPP Group Rapporteur for #Albania, for bringing us together.
71
1
85
1,752
📍Brussels -- Always a pleasure to meet with Enlargement Commissioner Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺 We took stock of Albania’s EU accession process following the 2026 Progress Report, reviewed the negotiations roadmap and the propescts ahead, and discussed progress in implementing the Growth Plan. Albania has built real momentum. Now is the time to convert momentum into measurable results, continue closing chapters and transform commitments into reforms, and reforms into membership. Close cooperation with the European Commission and EU Member States remains essential as we accelerate implementation, deliver on our commitments, and advance decisively through the final stretch towards EU membership. Thank you, Commissioner @MartaKosEU, for your continued support and leadership in championing a credible, merit-based enlargement process that strengthens both Albania and the European Union and invests in our shared European future. #Albania2030 -- 📍Bruksel -- Gjithmonë kënaqësi të takohem me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos. 🇦🇱🇪🇺 Bëmë një bilanc të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE pas Raportit të Progresit 2026, shqyrtuam udhërrëfyesin e negociatave dhe perspektivën përpara, si dhe diskutuam mbi ecurinë e zbatimit të Planit të Rritjes. Shqipëria ka krijuar një momentum të fortë dhe real. Tani është koha që këtë momentum ta përkthejmë në rezultate të matshme, të vijojmë me mbylljen e kapitujve dhe t’i shndërrojmë angazhimet në reforma, e reformat në anëtarësim. Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe vendet anëtare të BE-së mbetet thelbësor ndërsa përshpejtojmë zbatimin e reformave, përmbushim angazhimet tona dhe ecim me vendosmëri në kilometrin e fundit drejt anëtarësimit në BE. Faleminderit, Komisionere @MartaKosEU, për mbështetjen e vazhdueshme dhe lidershipin në nxitjen e e një procesi zgjerimi të besueshëm dhe të bazuar në meritë, që forcon njëkohësisht Shqipërinë dhe Bashkimin Evropian dhe është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët evropiane. #Shqipëria2030
92
2
122
1,940
🎙️“Shqipëria nuk është më në pritje, as në fillim të rrugës. Sot jemi në fazën vendimtare të negociatave të anëtarësimit, ku përparimi matet me rezultatet, me reformat që bëjmë, me ligjet që zbatojmë, me institucionet që forcojmë, me standardet që përmirësojmë në jetën e përditshme të qytetarit”. 🇦🇱🇪🇺 Ministri Ferit Hoxha foli mëngjesin e sotëm në #KlanNews, për rrugëtimin evropian të Shqipërisë, angazhimin e institucioneve shqiptare, përfshirë #MEPJ, objektivat dhe pritshmëritë, si dhe përfitimet e qytetarëve shqiptarë nga procesi i anëtarësimit në BE. 📺Ndiqni intervistën e plotë: 👉youtu.be/KmIZ8Dmirh4?si=IqsP… @HoxhaFer @ediramaal @mia_gov_al
64
1
69
2,257
📍Brussels -- Pleased to take part in the 2026 Ukraine Mine Action Conference #UMAC2026, under the theme “Clearing the Way in Partnership.” The Conference brought together international partners around a shared responsibility: strengthening #cooperation, mobilising expertise and advancing practical solutions to address the devastating humanitarian, social and economic consequences of mine contamination in #Ukraine. Mine action is far more than a humanitarian undertaking. It is an essential part of Ukraine’s recovery, a prerequisite for reconstruction, and an investment in a safer, more prosperous and resilient future. Clearing the way in partnership means restoring far more than land. It means enabling farmers to return to their fields, children to walk safely to school, businesses to reopen, and families to rebuild their homes. Above all, it means giving communities the confidence to reclaim their lives and Ukraine the foundations to rebuild its future. Albania, together with its Allies and partners, remains steadfast in its support for #Ukraine’s sovereignty, #independence and territorial integrity, and unwavering in solidarity with the Ukrainian people. -- 📍Bruksel -- Me kënaqësi mora pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, #UMAC2026, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit.” 🇺🇦 Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në #Ukrainë. Veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar. Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme. Të hapësh rrugën përmes partneritetit do të thotë të rikthesh shumë më tepër sesa tokën. Do të thotë t’u mundësosh fermerëve të rikthehen në arat e tyre, fëmijëve të shkojnë të sigurt në shkollë, bizneseve të rihapen dhe familjeve të rindërtojnë shtëpitë e tyre. Mbi të gjitha, do të thotë t’u rikthesh komuniteteve besimin për të rimarrë në dorë jetën e tyre dhe t’i japësh Ukrainës themelet mbi të cilat të rindërtojë të ardhmen e saj. #Shqipëria, së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, mbetet e palëkundur në mbështetjen për sovranitetin, #pavarësinë dhe integritetin territorial të #Ukrainës, si dhe në solidaritetin e saj me popullin ukrainas.
82
3
89
1,562
Albania’s progress towards EU membership brings us closer together 🇪🇺🇦🇱 Good to meet Prime Minister @ediramaal today to discuss the reforms underway and the next steps in the country’s accession process. @Europarl_EN fully supports Albania’s European journey. Enlargement makes Europe stronger and safer. – at Brussels, Belgium
62
62
5
220
11,608
Good to welcome Prime Minister @ediramaal to Brussels. Albania is progressing on its EU accession path. As the country enters a more demanding phase of the accession negotiations, I encouraged Prime Minister Rama to maintain the pace and continue to address, in particular, challenges related to corruption and organised crime.
58
32
2
131
16,144
Bruksel -- Në fjalimin e hapjes së Forumit të #Zgjerimit 2026, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmblodhi në një fjali thelbin, rëndësinë dhe perspektivën e procesit të zgjerimit: “Zgjerimi i BE-së është një investim në të ardhmen tonë të përbashkët.” Duke iu referuar vendeve kandidate, VDL theksoi se “Shqipëria po dëshmon progres mbresëlënës”. Një vlerësim tashmë i njohur si në Bruksel, ashtu edhe në Tiranë, dhe i pasqyruar edhe në Raportin e Progresit 2026, si dhe në udhërrëfyesin e detajuar, me objektiva të qarta dhe afate të mirëpërcaktuara. Nëse ekziston një institucion që i trajton proceset e vlerësimit me rigorozitet, në mënyrë kapilare, me profesionalizëm dhe paanshmëri, pa dhënë asgjë të mirëqenë, duke verifikuar çdo hap dhe çdo rezultat, ai është Komisioni Evropian. Prandaj, këto vlerësime duhet të na bëjnë të gjithëve krenarë por edhe më të përgjeshëm. Siç theksoi VDL, "të gjithë – si vendet kandidate, ashtu edhe vendet anëtare – duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi dhe ta shndërrojmë progresin në rezultate konkrete. Është koha që zgjerimi i Bashkimit Evropian të bëhet një histori suksesi për të gjithë Evropën!" Kurrë më parë ftesa që na bën Evropa dhe dera e saj e hapur nuk kanë qenë kaq pranë dhe kaq të përputhura me synimin tonë madhor kombëtar, me planet tona për të ardhmen. Per dekada, antarësimi në BE ka qenë dëshira, aspirata dhe kërkesa jonë. Sot kësaj i është bashkuar edhe ftesa dhe dora e zgjatur e BE-së për të ecur përpara me përgjegjësi, vendosmëri dhe besim në të ardhmen tonë të përbashkët. #Shqipëria2030
3
86
1
93
2,462
🇦🇱🤝🇭🇺 Shqipëria dhe Hungaria, dialog dhe bashkëpunim! Pas takimit zyrtar në Budapest, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, dhe homologia e tij hungareze, Anita Orbán, dolën përpara mediave në një konferencë të përbashkët për shtyp ku ndanë vlerësimet mbi marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. 🎥 Ndiqni momentet nga konferenca dhe njihuni me mesazhet kryesore të dy ministrave. 🔗 Lexoni të plotë këtu: punetejashtme.gov.al/newsroo… #Albania2030
48
65
1,537
📍Budapest -- Good meeting today at the Hungarian National Assembly with Márton Hajdu, Chair of the Foreign Affairs Committee, and Dr. Ildikó Éva Sopov, Chair of the European Affairs Committee. 🇦🇱🇭🇺 I thanked them for #Hungary’s longstanding and consistent support for Albania’s European path, from the early ratification of our Stabilisation and Association Agreement to today’s decisive phase of accession negotiations. We agreed on the importance of giving parliamentary cooperation greater substance, through active friendship groups and practical exchanges on EU law and the accession process. As #Albania works to close further negotiating chapters, closer dialogue between our parliamentary committees can be a real asset. #Enlargement is not the work of governments alone. Parliaments adopt reforms, scrutinise their implementation and, ultimately, ratify accession. Stronger cooperation between them gives the process deeper democratic legitimacy and keeps European integration close to the citizens it is meant to serve. #Albania2030 -- 📍Budapest -- Një takim i mirë sot në Asamblenë Kombëtare të Hungarisë me Márton Hajdu, Kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme, dhe Dr. Ildikó Éva Sopov, Kryetare e Komisionit për Çështjet Evropiane. 🇦🇱🇭🇺 I falënderova për mbështetjen e qëndrueshme të #Hungarisë ndaj rrugëtimit evropian të #Shqipërisë, që nga ratifikimi i hershëm i Marrëveshjes sonë të Stabilizim-Asociimit e deri në fazën vendimtare të sotme të negociatave për anëtarësim. Ramë dakord për rëndësinë e thellimit dhe konkretizimit të bashkëpunimit parlamentar, përmes grupeve aktive të miqësisë dhe shkëmbimeve praktike mbi të drejtën e BE-së dhe procesin e anëtarësimit. Ndërsa Shqipëria punon për mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave, një dialog më i ngushtë mes komisioneve tona parlamentare mund të jetë një vlerë e shtuar e rëndësishme. #Zgjerimi nuk është vetëm punë e qeverive. Parlamentet miratojnë reformat, mbikëqyrin zbatimin e tyre dhe, në fund të procesit, ratifikojnë anëtarësimin. Një bashkëpunim më i fortë mes tyre i jep procesit legjitimitet më të thellë demokratik dhe e mban integrimin evropian pranë qytetarëve, të cilëve ai duhet t’u shërbejë. #Shqipëria2030
76
2
97
1,926
ALMissionEU retweeted
A pleasure to welcome Albanian Foreign Minister @HoxhaFer to Budapest today. 🇭🇺🇦🇱 Our countries are connected by a rich shared history, growing economic ties and a longstanding friendship. Hungary firmly supports Albania’s ambition to join the EU by 2030, and we are backing this path with both political support and practical expertise. A stronger and more integrated Western Balkans means a more secure, competitive and prosperous Europe.
8
22
2
105
2,882
L’Albanie exprime sa pleine solidarité avec la France à la suite de l’attribution des récentes #cyberattaques destructrices, d’une ampleur sans précédent, à une unité cyber offensive affiliée au Corps des gardiens de la révolution islamique d’Iran. L’Albanie ne sait que trop bien ce à quoi la #France est aujourd’hui confrontée. En 2022, notre pays a lui-même été la cible de cyberopérations brutales et destructrices, attribuées sans l’ombre d’un doute à des acteurs étatiques iraniens. Les cyberattaques commanditées par des États ne sauraient être banalisées, tolérées, ni devenir un instrument de coercition sans conséquences pour leurs auteurs. Une attaque contre des infrastructures critiques est une attaque contre le fonctionnement et la sécurité mêmes d’une société, qu’elle soit menée au moyen d’explosifs ou d’un code malveillant. L’#Europe doit rester unie, renforcer sa résilience collective et veiller à ce que les responsables de tels actes répondent de leurs actions. @jnbarrot @benjaminhaddad -- Albania stands in full solidarity with France following the attribution of the recent unprecedented destructive #cyberattacks to an offensive cyber unit affiliated with Iran’s Islamic Revolutionary Guard Corps. Albania knows all too well what #France is facing. In 2022, our country was itself the target of brutal and destructive cyber operations attributed without any shred of doubt to Iranian state actors. State-sponsored cyber attacks cannot be normalized, tolerated or allowed to become a cost-free instrument of coercion. An attack on critical infrastructure is an attack on the functioning and security of a society, regardless of whether it is carried out with explosives or malicious code. #Europe must stand together, strengthen its collective resilience and ensure accountability for those responsible. __ Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me Francën, pas sulmeve #Kibernetike shkatërruese dhe në një shkallë të paprecedentë, të kryera nga një njësi ofensive kibernetike e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit. Shqipëria e di shumë mirë, nga përvoja e saj, se me çfarë po përballet sot #Franca. Në vitin 2022, vendi ynë u bë vetë objektiv i operacioneve kibernetike brutale dhe shkatërruese, të ndërmarra nga aktorë shtetërorë iranianë. Sulmet kibernetike të sponsorizuara apo mbështetura nga shtetet nuk mund të normalizohen, të tolerohen apo të shndërrohen në një instrument kërcënimi, dhe të mbeten pa pasoja për autorët e tyre. Një sulm ndaj infrastrukturës kritike është një sulm ndaj vetë funksionimit dhe sigurisë së një shoqërie, pavarësisht nëse kryhet me eksploziv apo me nje kod keqdashës. #Evropa duhet të qëndrojë e bashkuar, të forcojë qëndrueshmërinë e saj kolektive dhe të sigurojë që përgjegjësit për akte të tilla të japin llogari.
76
3
84
1,723
📍Budapest -- At the Hungarian Institute of International Affairs (HIIA), I had an engaging discussion on Albania’s EU accession process, the current dynamics in the Western Balkans and Europe’s evolving geopolitical landscape. Exchanges with think tanks, experts and practitioners are always enriching. They offer the opportunity to test ideas, challenge assumptions and gain fresh perspectives. My sincere thanks to HIIA and all the participants for such an open, thoughtful and stimulating exchange. #Albania2030
87
3
121
1,930