Bledi Çuçi (@bledicuci) header
Bledi Çuçi (@bledicuci) profile picture

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Drejtues politik i qarkut Vlorë.

Albania
Joined March 2013
Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)Photo by Bledi Çuçi (@bledicuci)
Bledi Çuçi retweeted
Motra e djalit nga Elbasani paska postuar tekstin bashkëngjitur, prandaj me shumë keqardhje më duhet t’i rikthehem kësaj teme për këdo që e lexon, shpërndan apo publikon postimin e saj. Siç informova më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të djalit në Itali nuk e kanë marrë “persona” po e kam marrë unë personalisht dhe vajta e tij në Romë me avion mjekësor, si edhe mbulimi i shpenzimeve janë mundësuar pikërisht nga SHTETI dhe nga askush tjetër! Madje i kam uruar të shkuara përpara se sa të nisej bashkë me të vëllanë nga salla VIP e aeroportit, prej ku nisem për jashtë edhe unë vetë, Presidenti i Republikës apo Kryetari i Kuvendit. Aspak për protagonizëm, sepse protagonizmin këto ditë e kanë të gjithin dhunuesit dhe nxitësit e tyre, po për humanizëm, sepse kur pushon marrëzia e gurëve e molotovëve, edhe dhunuesit e lënduar janë qytetarë të këtij vendi që duhen ndihmuar, mjekuar, shëruar🇦🇱❤️🦅 Të shkuara edhe njëherë🙏
30
23
51
200
86,943
Bledi Çuçi retweeted
Përtej të gjithë debateve të brendshme, spekulimeve të jashtme dhe peripecive të një kohe të ngatërruar nga gjithfarë duarsh të pista, ca të dukshme e ca të padukshme po jo të pazbuluara tanimë, votimi i mbrëmshëm në Kuvend i dha Shqipërisë një tjetër shtysë modernizuese🇦🇱 Dhe nga ana tjetër, u tregoi edhe njëherë të gjithë atyre që e kishin të nevojshme, se nuk duhet të bëjnë asnjëherë “hesape pa hanxhinë” me Partinë Socialiste🌹
116
19
11
113
41,104
Bledi Çuçi retweeted
Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur: Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik.
58
12
4
91
41,585
Bledi Çuçi retweeted
E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…
1
5
2
61
21,695
Bledi Çuçi retweeted
So, for your particular breed of lazy democrats, preventing parliamentarians from entering the opening session of Parliament is “dissent”? Perhaps it looks that way from the comfort of your keyboard. But not to your Albanian colleagues, from right to left, who were forced to run a gauntlet of verbal abuse and physical violence, with eggs and even stones thrown at them, merely to reach their workplace. Are you not ashamed to endorse such despicable behaviour and sell it as democratic dissent? Apparently not. By the way, watch how an honourable Member of Parliament, a respected academic and a widely known advocate for women’s rights, is abused by your role models of “dissent” while merely trying to reach her workplace. And this was not even the worst of what your Albanian colleagues had to endure yesterday. Anything to say about this particular form of “dissent” from your lofty democratic pulpit? Or does your concern for democracy end where inconvenient facts begin? And please, give Albania a break and do not drag Albania into your digital swamp. Albania is a genuinely free country and much more democratic then your narrow minded politics. It does not deserve to become chewing gum in the mediocre mouths of people who trade facts for cheap political engagement🤡
3
17
13
83
37,983
Bledi Çuçi retweeted
How can these agitators call themselves democrats while publishing such a shameless visual insinuation? I have lived with the blame and shame games of my opponents for as long as I have been in politics. But when this low form of propaganda comes from people parading as European democrats, it is truly pitiful. And what if this entire stunt comes from the same malicious sources that fuelled the so called “Flamingo Revolution”, many of which also fuelled the chaos in Ceuta? Why? Simple: to breathe life back into a “revolution” that has already gone flat. Doesn’t this make sense? Of course it does. But apparently not to these democrats in name only. So let me be absolutely clear: we have nothing whatsoever to do with any social media account being disabled or restricted, nor do we possess the technical capability to carry out an operation of this kind. Shame on this whole bunch of failures for spreading such nonsense🤡
1
14
13
79
19,853
Bledi Çuçi retweeted
Very interesting summertime exchange between our foreign ministers. Although I was expecting an answer about the #Ibër, we somehow travelled from hydrology to international law, made the obligatory stop at “Greater Albania”, passed through “Kosovo and Metohija”, and eventually arrived at the familiar museum of Serbian historical anxieties. There is a peculiar piece of political folklore in Belgrade that appears immune to time: whenever Albania speaks about #Kosova, “Greater Albania” must immediately be summoned, as if repetition might one day turn an old ghost into a relevant argument. It won’t. Albania has no claim whatsoever on Serbian territory and no need to invent one. Nor do we need a “Greater Albania” to stand with Kosova. Kosova is a state of its own. The Albanians of Kosova are precisely that: Albanians of Kosova. They have their Republic, their institutions and their right to determine their own future. We will always stand with that right. Serbia lost Kosova. Repeating that it did not may perhaps turn defeat into victory in the geography of political imagination, but unfortunately maps are less accommodating. The territory of the Republic of #Kosova is not Serbian territory, and the natural resources situated within it are not resources of the Republic of Serbia. Our Serbian friends know this perfectly well, including whenever we sit together around European tables. So back to the river. The original issue remains exactly where Albania left it: the #Ibër is a transboundary water system. Serbia is entirely free to manage resources within its jurisdiction. What it cannot reasonably argue is that possible consequences for another country magically stop at the Serbian border. That, after all, is why international water law exists. Rivers have the inconvenient habit of following geography rather than diplomatic talking points. The situation of the Serbian community in Kosova has also been invoked. Their rights matter. Their security matters. Their property, language, cultural and religious heritage must be protected. Albania has never had any difficulty saying so, because that is simply what a democratic state owes its citizens. And here we reach perhaps the most entertaining acrobatic manoeuvre in this exchange: warning Albania against ethnic expansionism while referring, in the very same statement, to the territory of another sovereign state as if it were still Serbian. That is quite a circle to square. Perhaps it works inside a political bubble in Serbia. Outside it, geometry becomes less forgiving. And yes, I could not agree more that the future of our region must be one where borders progressively lose their power to divide us. Absolutely. But there is a small prerequisite before borders can become less important: accepting the ones that are already there. The genius of the European project was precisely to separate national belonging from territorial appetite. The Albanians of Kosova are Albanians of Kosova. Albania will stand with them and with their Republic because we share history, language, families and a future, but above all because a free, democratic and secure Kosova is a legitimate European state and an indispensable part of the stability of our region. There is nothing clandestine about this position. There never has been. No secret maps. No hidden borders. No “Greater” anything required. Albania’s position will therefore remain exactly the same in public and in private: we respect Serbia, we want good neighbourly relations with Serbia, and we want the entire region inside Europe - Serbia very much included. But good neighbourliness cannot mean asking every neighbour of Serbia to move permanently into Serbia’s version of history. The Balkans have already paid far too much, in blood and in lost time, for that particular accommodation. And meanwhile the #Ibër, blissfully unaware of all our historical cartography,will continue flowing according to geography rather than folklore. 🇦🇱🇽🇰🇷🇸🇪🇺
4
156
75
897
190,294
Bledi Çuçi retweeted
Disa tam-tamxhinj me emër që kujtuan se u bë deti kos për lugët e tyre të ndryshkura, u thonë flamingove se rezoluta e djeshme e Parlamentit Europian na qenkej fitorja e tyre e parë! Në fakt e vërteta është se flamingot fitoren e kanë pasur në xhep pa nisur protesta, pavarësisht se nuk duan ta shohin pasi po shijojnë sfilatën e bukur në bulevard mes sorrave, korbave e llapaqorrave, sepse sa të jemi unë dhe Partia Socialiste mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi në harmoni me natyrën në zonat me ndjeshmëri të veçantë, është prioritet i padiskuteshëm🦩❤️ Sa për “fitoren” e parë janë të keqinformuar nga sorrat dhe korbat, sepse amendamenti i “fitores” u rrëzua, ndërsa amendamenti i miratuar nuk ka asnjë lidhje me Zvërnecin, pra me pejsazhin e mbrojtur Pishë Poro - Nartë, po shprehimisht me zonën e mbrojtur Nartë - Vjosë ku qeveria ndan absolutisht të njëjtin qëndrim me europarlamentarët. Dhe kjo nuk është lojë fjalësh me emra vendesh, po është e vërteta e fakteve që burojnë nga dokumentacioni teknik zyrtar, jo nga kanalet sociale🤷🏻‍♂️ Ndërsa lidhur me rishikimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, europarlamentarët do të informohen se ai është pjesë e agjendës së negociatave dhe si i tillë do të jetë fillimisht në një proces analitik me Komisionin, ku do të identifikojmë çdo pikë që nuk përputhet me kriteret e standartet e BE-së🇦🇱🤝🇪🇺 Thënë sa më lart, rishikimi i konceptit “fitore” do të ndihmonte sidomos VIP-at e rënë nga vaktet politike dhe ata të fryrët me botokse llajkesh e follouersash, që pas përshirjesh me epsh në nxitjen e histerisë digjitale, të gatiteshin për një zgjim pa dhimbje të papërballueshme zhgënjimi nga fundi i revolucionit imagjinar🤗
19
63
115
62,081
Bledi Çuçi retweeted
Replying to @SenSanders
@SenSanders With all due respect, Senator, Albania is a country, not a line in an American political argument. I genuinely appreciate your interest, but the facts on the ground are rather different from the headlines. And when headlines become the source of understanding, half-truths have a tendency to grow into bigger and bigger lies by the day, amplified by the very platforms about whose distortive power you have spent so much time raising public awareness. (The fewer than 10,000 protesters somehow becoming 100,000 in your post is perhaps the least harmful amplification of outrage among many.) There is still no approved project, no construction permit and no final design. What exists today is a planning process involving some of the world's leading architects, landscape designers, environmental experts and social-impact consultants, working on a vision for high-end sustainable tourism with measurable environmental gains, more green space, more trees and stronger biodiversity outcomes. Disagreement is legitimate. Environmental scrutiny is welcome. That is how democracies should work. But declaring something an environmental disaster before it even exists is something else entirely. What rises on Albania's coast will be decided by our vision, our laws, our institutions and debated by our own people. But it will never become hostage to the fear of dreaming big, thinking big and investing big. Our challenge is not to choose between nature and development, but to prove that nature can be regenerated and development can be reinvented by building with nature rather than against it, for the benefit of both people and the environment. We welcome serious investors who come to build, create jobs, raise living standards and respect our rules. What we do not need is imported outrage, ideological reflexes or the transformation of Albania into a prop in somebody else's political theatre. Facts first. Always. Because Albania is not a backdrop for foreign political battles. It is a small but a proud free country making its own choices and determining its own future. And with all this being said, I hope you will remember Albania even after the headlines move on. Better yet, I hope you will come and see for yourself our beautiful country, which is rising to the historic challenge of becoming soon a proud member of the European Union, where no project affecting nature can move forward without meeting some of the strictest environmental standards, assessments and legal requirements. That is precisely why we should trust facts, institutions and due process more than headlines, assumptions and viral outrage. And perhaps because you have spent so many years warning about the dangers of misinformation, you might also appreciate that reality deserves at least the same chance to be heard as the stories told about it. Let me say that all this is a good reason to invite you to be our guest in Albania, where as engraved in the ancient Albanian Code of Honor, our houses belong to God and the Guest.
In tiny Albania, over a hundred thousand people have been in the streets against an environmentally disastrous luxury resort planned by Trump’s son-in-law Jared Kushner and his Qatari billionaire partners. This is what global oligarchy looks like — and the people are saying NO.
144
27
18
184
37,750
Bledi Çuçi retweeted
Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit. Ndërkohë e përgëzoj lidershipin e Policisë së Shtetit për reagimin e shpejtë e të saktë, qoftë ndaj atij grushti muskujsh pa tru me statusin e rojeve private të sigurisë, qoftë ndaj drejtuesve vendorë të policisë së Vlorës. Qasja e re e tolerancës zero ndaj çdo uniforme blu që cënon besimin e publikut, është e duhura. *Për vetë projektin dhe të vërtetat e të pavërtetat rreth tij, më shumë nesër në 10.00. Live për të gjithë të interesuarit natyrisht. facebook.com/share/p/1E48sRW…
25
187
140
163,839
Bledi Çuçi retweeted
Unsettling to receive news of a gunman’s violent attack at a hotel in Washington, DC during a presidential event with journalists. An assault like this strikes at freedom and our democratic way of life everywhere. I vehemently condemn it. Relieved that the @POTUS and all those present are safe and sound.
58
5
153
9,133
Bledi Çuçi retweeted
Përshëndes deklaratat e ambasadave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, me parimet e shprehura në të cilat jemi të gjithë shumë dakord, 100%. Por duke qenë se që të dyja dolën sot, kur Kuvendi me plot të drejtë refuzoi heqjen e lirisë së një deputeteje në mungesë të plotë të kushteve për ta ndërmarrë një hap të tillë ekstrem dhe, njëkohësisht, duke qenë se Shoqata e Molotovarëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë, përfitoj nga rasti të theksoj: • Kjo shumicë qeverisëse e ka mendjen të ndarë dhe busullën të palëvizshme: Shqipëria 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺 • Reforma në Drejtësi nuk kthehet mbrapa, pavarësia e gjyqësorit nuk preket dhe mbështetja për SPAK-un mbetet e palëkundur. • Lufta reale kundër korrupsionit vazhdon, më këmbëngulëse se kurrë, siç e tregon qartë edhe pasqyra objektive e përditësuar e Komisionit Europian. • Belinda Balluku nuk akuzohet për korrupsion dhe hetimi i çështjes duhet të vazhdojë, i patrazuar as nga pengimi as nga yshtja e SPAK-ut, prej faktorësh jashtë kufijve të pushtetit të pavarur gjyqësor. • Shumica qeverisëse, bëri sot pa asnjë diskutim atë që do të bënte çdo parlament demokratik i Europës, ku kalimi i kërkesave të prokurorisë jo për arrestin pa gjyq të një deputeti si kjo kërkesa e sotme, po për të filluar apo jo hetimet, nuk është askund si kalimi pa asnjë lloj kontrolli i kufijve në zonën Shengen. Ai është një proces serioz, i bazuar në norma kushtetuese e ligjore, të cilat nuk janë as karta bianka, as dyer të mbyllura për prokurorinë. Sot ne i kemi respektuar plotësisht ato norma dhe kush pretendon të kundërtën, ka të drejtën e vet të padiskutueshme, po s’ka argumenta të mjaftueshëm për ta fituar debatin mbi ekzistencën ose jo të kufirit mes pushteteve të pavarur kushtetues, të cilin parlamenti i Shqipërisë e mbylli sot duke treguar se dinjiteti i parlamentarëve nuk është material për eksperimente socio-politike, të cilat e bëjnë kurën më të rrezikshme se sa sëmundja që duhet të luftojë! Ecim përpara, Shqipëria nuk ka plan B🇦🇱❤️🇪🇺
21
17
123
22,036
Bledi Çuçi retweeted
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës🔥
29
12
311
33,805
Bledi Çuçi retweeted
Today at @NATO Headquarters in Brussels, for the annual meeting of the NATO Parliamentary Assembly. Our discussions focused on strengthening defence capabilities, increasing investment, and addressing emerging security challenges in an increasingly complex international environment, including reflections following the Munich Security Conference. NATO remains the cornerstone of Euro-Atlantic security. Albania stands as a responsible and reliable Ally, guided by a clear strategic vision.
6
36
1,180
Prime Minister Benjamin Netanyahu met today with Albanian Prime Minister Edi Rama @ediramaal, at the Prime Minister's Office in Jerusalem. They held a private meeting, followed by an expanded meeting with their staffs, and then issued statements. gov.il/en/pages/spoke-meet26…
85
200
17
1,393
85,170
Bledi Çuçi retweeted
Sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon (fatkeqësisht pa transmetim direkt për shkaqe teknike) farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e cila i është imponuar nga dy shoqata gjyqtarësh, të cilët duan të rrisin rrogat e tyre me gjyq, duke thyer piramidën shtetërore të pagave, ndërkohë që janë kategoria më e lartpaguar në Shqipëri, si rezultat i mbështetjes që kjo shumicë qeverisëse i dha për hir të Reformës në Drejtësi pushtetit gjyqësor! Tani këta duan që në përjetësi t’u jepet e drejta ta rrisin vetë rrogën sa herë rriten pagat e tjera, pra Shqipëria të jetë përgjithmonë i vetmi vend në botë ku gjykatësit paguhen më shumë se sa çdokush tjetër duke marrë kompetencat kushtetuese të qeverisë e të parlamentit për politikën e pagave - ky është një skandal logjik, moral, ligjor dhe kushtetues, të cilin uroj që Gjykata Kushtetuese të mos e lejojë kurrësesi të kthehet në një turp kombëtar! Respekte për SPAK-un që nuk iu bashkua kësaj marrëbabëzie në emër të pavarësisë së gjyqësorit🙏
6
82
11,728
Bledi Çuçi retweeted
Tenxheret politike mediatike po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë! 🌪️Në Bordin e Paqes janë ftuar të gjitha shtetet e OKB ❌GËNJESHTËR 🌪️Shqipëria do të paguajë 1 miliardë EURO ❌GËNJESHTËR 🌪️Palestinezët do të vijnë në Shqipëri ❌GËNJESHTËR E vërteta është shumë e thjeshtë se sa ç’pjell, sidomos në çdo rast kur nderohet Shqipëria, mllefi i injorancës dhe inati i ligësisë: Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht. Sa për mua personalisht, rëndësi ka vetëm besimi i shumicës së shqiptarëve, që më kanë ngjitur e mbajtur katër herë në majën e shtetit shqiptar dhe respekti i atyre që janë në majat e botës a të Europës, i cili më duhet mbi të gjitha për të nderuar e lartësuar Shqipërinë. Ky është një moment i jashtëzakonshëm i Shqipërisë, ku tërbimi i tenxhereve thjesht na siguron se sa më shumë lehin qentë, aq më përpara është duke shkuar karvani😅
15
6
133
16,625
Bledi Çuçi retweeted
🔴 Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer… Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën🙏 Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do t’i marrë😅❤️
8
14
101
18,857
Bledi Çuçi retweeted
“S’ka mundësi”, më shkruajnë disa, lidhur me kërkesën e gjyqtarëve për ta rritur pagën me 1600 Euro mbi aktualen! Jo vetëm që ka mundësi, po 1600 Euro është rritja që kërkojnë magjistratët e këshilltarët e zakonshëm, se mes rritjekërkuesve janë edhe specialët, pra ata të GJKKO dhe SPAK-ut, të cilët kanë pagat më të larta në republikë, por kërkojnë edhe një rritje prej 3100 Eurosh! Po, asnjë shaka, detin ku aktualisht marrin 6130 Euro në muaj, tani duan që t’ua kthejë në kos Gjykata Kushtetuese me 3100 Euro plus, e si përfundim të marrin 9230 Euro në muaj. Si ka mundësi?! Ka mundësi si jo, kur arrin të ndryshosh edhe qeverinë me një vendim gjykate, duke marrë kompetencat e kryeministrit, Presidentit e parlamentit bashkë, pa pasur marrë një kokërr vote të vetme nga populli tërë jetën tënde, si nuk arrike të marrësh nga arka e shtetit me një vendim tjetër gjykate, mijëra euro për të rritur pagën tënde?! Kush ka mbetur pa e kuptuar që s’e kam hallin tek një ministër unë, po tek rreziku real i përmbysjes së balancës demokratike mes pushteteve?!
8
2
90
9,525
Bledi Çuçi retweeted
Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve paska bërë deklaratë për t’u ankuar për “presionin” tim ndaj Kushtetueses. Dy mundësi ka këtu: Ose nuk e dinë kuptimin e fjalës presion, sepse nuk i kam parë të ankohen për ca të tjerë, që prej vitesh u këndojnë librin e shtëpisë njerëzve të drejtësisë, ose e dinë që kur ankohen për mua, nuk u hyn gjemb në këmbë, sepse unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta - madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë reale të shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak “lajthitje” të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti. Mirëpo gabon shumë Shoqata e Gjyqtarëve, nëse pret që unë të mbyll gojën e të mos ndaj me publikun opinionin tim, as edhe kur jam vetë palë në një gjyq kushtetues, për shkak se funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen në shtyllën e vet kurrizore. Jo vetëm kaq, po Shoqata e Gjyqtarëve duhet ta dijë, që do të gabonte po kaq shumë sikur të priste heshtjen time për kërkesën e saj skandaloze dhe të përsëritur, ndaj Gjykatës Kushtetuese, për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke rrëmbyer kompetencat e qeverisë e të parlamentit. Heshtja ime herën e parë, përpara se sa të merrej ai vendim befasisht i turpshëm, nuk do të përsëritet këtë herë, kur me (ri)kërkesën në fjalë, shoqata e gjyqtarëve po tenton të marrë nga buxheti i shtetit, duke anashkaluar qeverinë dhe parlamentin, një rritje të re prej plot 1600 Eurosh - po po, 1600 Euro plus pagës aktuale - të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre. Në ndërkohë, unë dhe qeveria e shumica parlamentare që kam nderin të udhëheq, mirëpresim krahëhapur çdo komunikim institucional me shoqatën në fjalë, për të adresuar nevojat e sfidat e drejtësisë së re, ku parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit, duhet mbrojtur me çdo kusht jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme të kujtdoqoftë, përfshirë dhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia.
10
4
73
8,088